Lutfi Haziri: Suksesi më i madh për këtë vit është përfitimi i grantit prej 26 milionë eurosh

Gjilani

Lutfi Haziri: Suksesi më i madh për këtë vit është përfitimi i grantit prej 26 milionë eurosh

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 12:38
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në konferencën e fundvitit, ka renditur sukseset dhe sfidat tjera që e kanë përcjellë komunën që ai drejton gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Ai tha se suksesi më i madh gjatë vitit 2019 për komunën e Gjilanit është përfitimi i grantit rreth 26 milionë euro për realizimin e impiantit për ujërat e zeza nga BEZH.

Haziri: Suksesi për këtë vit është përfitimi i grantit prej 26 milionë euro

“Suksesi më i madh këtë vit që po e lëmë pas përveç sfidës që e përmenda është realizimi i programit të komunës së Gjilanit për impiantin dhe kolektorin për ujërat e zeza në një vlerë prej 26 milionë euro, si përfitues i grantit nga Banka Evropiane për Zhvillim. Mjete që janë ndarë dhe ka garantuar Ministra për Financa se komuna e Gjilanit është përfituese dhe ky grant për ne nënkupton zgjidhjen e problemit kryesor që ka Gjilani me 47 vendbanime të zonës urbane të komunës së Gjilanit”, tha ai.

Sukses tjetër për të parin e Gjilanit janë asfaltimi dhe rregullimi i disa prej rrugëve te qytetit, ashtu dhe atyre regjionale.

Haziri: Suksese tjera janë investimet infrastrukturore

“Prioritete tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore, Gjilani është njoftuar zyrtarisht për vazhdimin e punimeve Livoç i Ulët-Kllokot si ndërtim i rrugës regjionale. Gjilan-Prishtinë ndërtimi i rrugës së re. Rruga e Kumanovës është investim i komunës dhe Ministrisë se Infrastrukturës”, tha ai.

Haziri duke folur për sfidat që e përcollën gjatë vitit 2019 Gjilanin, tha se më e vështira ishte ajo e thatësisë.

Haziri: Sfidë për këtë vit ishte thatësia e liqenit Përlepnica

“Në veçanti liqeni akumulues Përlepnica në Gjilan, i cili është njëri ndër më të mëdhenjtë dhe të vetmit në regjionin e Anamoravës, i cili furnizon me ujë. Në masën më të madhe të saj këtë vit është goditur nga një thatësi, e cila është menaxhuar nga ana e komunës”, tha Haziri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit mes tjerash njoftoi se gjatë vitit 2020 do të tentojë të zgjerojë koalicionin qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat