Xhihadisti nga Gjilani vdes në Siri nga uria - Bota Sot
Xhihadisti nga Gjilani vdes në Siri nga uria

Gjilani

Xhihadisti nga Gjilani vdes në Siri nga uria

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:01
Siri

Bedri Elezi, Drejtori i Institut të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, ka bërë të ditur sot se një luftëtar shqiptar i ISIS, që ndodhej në burgjet kurde, ka humbur jetën.

Elezi tha se ai ishte një i ri nga Gjilani, pjesë e ISIS, i arrestuar nga forcat kurde në kufi me Irakun.

“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë”, tha Elezi, “ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimeve”.

“Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” tha ai për ABC News.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat