Gjilani përfiton grant për renovimin e 50 shtëpive individuale

Gjilani

Gjilani përfiton grant për renovimin e 50 shtëpive individuale

Më: 30 janar 2020 Në ora: 14:19
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se 50 familje gjilanase do të përfitojnë renovimin e shtëpive, në kuadër të programit për efiçiencë të energjisë elektrike.

Lajmi doli pas takimit që Haziri e pati me përfaqësues të Fonacionit të Mileniumit të Kosovës.

“Pata kënaqsinë që ta pres në takim z, Marijan Hohnjec, i cili vije në emër të Fondacionit të Milieniumit të Kosovës. Në kuadër të programit të tyre për efiçiencë për energji, Gjilani është përfitues i sanimit dhe renovimit të 50 shtëpive individuale, të cilëve do t’iu ndërrohen komplet dyert e dritaret dhe sistemin e nxemjes qendrore. Qëllimi është ruajtja dhe kursimi i energjisë”, ka deklaruar Haziri.

Ai tha se prioritet kësaj radhe do të jenë familjet individuale me asistencë sociale, nënat vetushqyese me fëmijë dhe familjet me pleq, ku Komuna e Gjilanit do të jetë bashkëfinancuese në këtë program të këtij Fondacioni, që financohet nga qeveria amerikane.

“Programi i renovimit të 50 shtëpive do të nis në mars të këtij viti”, bëri të ditur kreu i Gjilanit.

Haziri theksoi se djatë javës së kaluar kanë nënshkruar marrëveshje për projektin e efiçiencës së energjisë, ku përfituesit e parë janë shkolla e Përlepnicës “Skënderbeu” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan.

“Po ashtu, Gjilani po e përgatitë ofertën për efiçiencë në
ndriçim publik dhe shpresojmë që shumë shpejtë do të hjyjmë në një program i cili kursen energjinë elektrike”, tha Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat