Kuvendi komunal i Vitisë mbajti seancën e parë në vitin 2020

Gjilani

Kuvendi komunal i Vitisë mbajti seancën e parë në vitin 2020

Më: 31 janar 2020 Në ora: 10:13
Kuvendi komunal

Është mbajtur mbledhja e parë e Kluvendit Komunal të Vitisë, me që rast janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat, është dhënë një Informatë rreth punës së kryetarit të komunës për periudhën janar-dhjetor 2019.

Duke folur rreth punës një vjeçare, kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se angazhimi ynë është fokusuar në identifikimin e sfidave, përkatësisht objektivave në qeverisjen e mirë, të përgjegjshme dhe ligjore.

“Kundrejt këtyre objektivave, na është dashur të maten indikatorët e përformancës, duke e nxjerr pasqyrën e saktë të gjendjes, si atë të identifikimit, planifikimit dhe implementimit të projekteve, mandej në shërbime publike, të situatës në arsim, shëndetësi, bujqësi, e të tjera, ku edhe në bazën e këtyre gjetjeve kemi caktuar edhe objektivat tona programore për vitin 2019, për secilën drejtori veç e veç. Si objektiva themelore kanë qenë: Ngritja e performancës në administratë, duke shtuar përgjegjësinë e llogaridhënies dhe hapësirave të objekteve komunale, përmirësimi i efikasitetit në shërbimet publike, krijimin e parakushteve për zhvillimin e bizneseve për investitorë, ndërtimi i infrastrukturës fizike në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë, ngritja e cilësisë në Arsim, avancimin dhe zgjerimin e sistemit shëndetësor, shërbime efikase dhe të përgjegjshme administrative, komunikim, mbështetje në fushat e bujqësisë, mbështetje në fushën e sportit, rinisë dhe kulturës etj”, ka raportuar kryetari Haliti

. Duke u fokusuar në sferën e implementimit të projekteve dhe atyre që janë në faza të tenderimit, gjatë periudhës janar dhjetor 2019, përmendi projektet kapitale si revitalizimi i ujësjellësve, asfaltimin e rrugëve rurale, asfaltimin e rrugëve që lidh fshatrat, rregullimi i hapsirave gjelbruese, ndërtimi i trotuareve, rregullimin e fushave sportive, rregullimin e kanalizimeve dhe gropave septike etj.

Këshilltarët e Kuvendit komunal, kanë parashtruar një varg pyetjesh rreth këtij raporti për të cilat edhe kanë marr përgjigjjen nga kryetari Haliti.

Në këtë seancë, u shqyrtuan edhe pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën Janar- Dhjetor 2019, ndërsa u miratuan draft rregullorja për transparencë në komunën e Vitisë, propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr. 01-410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politikë dhe Financa, propozim vendimi për ndryshimin plotësim të vendimit nr. -410/03-57, të datës 02.02.2018 të Komitetit për Komunitete, si dhe vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat