Përuruohet Ambulanca e Llashticës, kosto 73 mijë euro

Gjilani

Përuruohet Ambulanca e Llashticës, kosto 73 mijë euro

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 15:46
Përuruohet Ambulanca e Llashticës

Është inauguruar sot Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Llashticë, e cila ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati.

Pas ceremonisë së prerjes së shiritit, kreu i Komunës, Lutfi Haziri, tha se këtë Ambulancë ia dedikon dy mjekëve të vjetër që vinë nga Llashtica, dr. Shaban Rexhepi dhe dr. Jonuz Cani.

“Në këtë të premte të bardhë, jam shumë i lumtur që u realizua ky projekt kaq i rëndësishëm për banorët këtu. Këtë Ambulancë, ia dedikoj dy mjekëve më të vjetër të Llashticës, dr. Shaban Rexhepi dhe dr. Jonuz Cani, të cilët kanë shërbyer kudo si mjek dhe bartin testamentin e mjekut të mirë. Punët e mira duan kohë dhe gradualisht po shkojmë drejt mbylljes”, ka thënë Haziri.

Ai ka shfaqur shpresën që ky investim dhe të tjerat do të ruhen nga Këshilli i fshatit, derisa ka shfaqur shpresën se mjeku shumë shpejtë të jetë aty pesë ditë në javë.

“Ky nuk është projekti i fundit që po realizohet në këtë fshat, por do të ketë vazhdimësi”, ka thënë kryetari i Gjilanit.
Kryetari i Këshillit lokal, Ekrem Hasani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për projektet e realizuara, e në veçanti për realizimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare.

Në këtë ngjarje ka folur edhe ikona e mjekësisë gjilanase, dr. Shaban Rexhepi, i cili e falënderoi kryetarin Haziri për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për banorët e Llashticës.

Ndryshe, kosto e ndërtimit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare është 73 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat