Nxirren kufomat nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Gjilan

Gjilani

Nxirren kufomat nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Gjilan

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Sot vendi ynë u trondit nga një tragjedi ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të një familjeje.

Rasti ndodhi në rreth orës 13:00 në lagjen ‘Bujanina’ të qytetit të Gjilanit. Derisa dyshohet se një pjesëtare e Policisë së Kosovës, vrau babanë, nënën, dy vëllezërit e më pas dhe veten.

Derisa hetuesia po merret me rastin, në këto momente po nxirren trupat e kufomave, të cilët do të dërgohen obduksion.

Nga Policia e Kosovës në Gjilan nuk pati ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin dhe të njëjtit kanë deklaruar se tashmë rasti ka kaluar në kuadër të Prokurorisë së Gjilanit.

***

Drejtpërdrejt nga vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat