Dërgoi gruan për kontroll në spital, burri në Gjilan fyen personelin e rrah doktorin

Gjilani

Dërgoi gruan për kontroll në spital, burri në Gjilan fyen personelin e rrah doktorin

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, një person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh në Gjilan.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, thotë se i dyshuari pasi dërgoi në spital gruan për kontroll, ka fyer personelin dhe më pas ka sulmuar fizikisht mjekun, përcjellë Indeksonline.

“Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Repartin e Radiologjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan, pasi kishte dërguar bashkëshorten e tij për kontroll, fillimisht i fyen personelin mjekësor, pastaj fillon ta godasë mjekun, derisa intervenojnë personeli dhe e ndajnë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat