Osmani nga Gjilani jep lajmin e mirë për banorët e Anamoravës

Gjilani

Osmani nga Gjilani jep lajmin e mirë për banorët e Anamoravës

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:56
Vjosa Osmani

Në ditën kur komuna e Gjilanit, ka vendosur flamujt në gjysmë shtizë për nder të familjes Bllaca, e cila humbi pesë anëtarë të familjes, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka apeluar që ky rast të jetë mësim për të gjithë dhe të mbledhin forcat për mirëqenie më të mirë.

Krahas kësaj, ajo tha se institucionet e Kosovës deri më tani nuk kanë pasur iniciativa që të zgjidhen problemet me të cilat qytetarët po ballafaqohen çdo ditë.

Osmani që udhëheq me Kuvendin e Kosovës ka përmendur edhe thatësirën me të cilat po ballafaqohet Gjilani, të cilin e vizitoi ajo sot. Ajo u zotua që do të sigurohen që mjetet do të shfrytëzohen në mënyrë transparente.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi haziri kanë vendosur lule pranë shtatoret së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Mullë Idriz Gjilanit dhe Agim Ramadanit.

Gjatë vizitës në Gjilan, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka vizituar edhe shkollën fillore “Thimi Mitko”.

Osmani nga aty tha se ka ardhur koha që arsimi të jetë themeli i një shteti prosperues. Ajo ka këshilluar të gritha vajzat e reja që të jenë të zonjat dhe mos të ndikohen nga paragjykimet se ndonjë profesion nuk është për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat