Haziri: Në 30 vjetorin e LDK-së, gjunjëzohemi për sakrificën e burrave dhe grave të Gjilanit

Gjilani

Haziri: Në 30 vjetorin e LDK-së, gjunjëzohemi për sakrificën e burrave dhe grave të Gjilanit

Më: 4 mars 2020 Në ora: 14:31
Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan sot ka shënuar 30-vjetorin e themelimit të saj.

Nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, njëherësh edhe kryetari i Degës, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe tek busti i presidentit Rugova, që gjendet tek selia e LDK’së.

“30 vjet më herët, burra e gra të Gjilanit u takuan për ta themeluar lëvizjen më të madhe politike të kohës, e cila bashkoi shqiptarët pa dallim, në një lidhje të përbashkët, e cila në Gjilan ishte vazhdimësi e aspiratave shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë Haziri.

Ai pohoi se prej sot e deri më 11 mars është Java e Bardhë e Gjilanit, ku do të ketë aktivitete në nder të kësaj historie të bujshme.

“30 vjet janë të mëdha sepse në këtë rrugë populli i Gjilanit, Anamoravës dhe gjithë Kosovës, nuk është ndarë, derisa të realizohet ëndrra për të qenë të lirë dhe të pavarur. Tashmë ky është fakt. Ne jetojmë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës që e kanë ndërtuar këto gjenerata. U jemi mirënjohës dhe gjunjëzohemi për krejt atë sakrificë të njerëzve që nuk janë gjallë”.

“Disa u ndan nga jeta si vullnet i Zotit, disa në kryengritje ranë dëshmorë, të tjerët ishin viktima të sulmeve, burogosjeve, maltretimeve e torturave të okupatorit dhe krejt ajo plejadë e njerëzve të ndritshëm, sot na bëjnë nder sepse i gëzojmë këto ditë të bardha”, ka thënë Haziri, teksa ka falënderuar strukturat e sotme të partisë për kontributin e madh.

“I falënderoj të gjitha strukturat e sotme të LDK’së që e kanë mbajtur dhezë dritën dhe vullnetin që Gjilani të vazhdojë të udhëheqet nga Lidhja e themeluar nga presidenti dr. Ibrahim Rugova, i cili mbetet themeluesi i edhe i Republikës dhe ikona që ka realizuar ëndrrat e kësaj popullate. Neve na mbetet që ta ndërtojmë lirinë për të gjithë, ta ndërtojmë pavarësinë dhe ta bëjmë të plotë për të gjithë dhe ta ruajmë demokracinë, që të jetë e barabërtë për të gjithë”, ka deklaruar Haziri, pas homazheve.

Ndërkohë, nën organizimin e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, në ora 17:00, në hollin e teatrit të qytetit, organizohet aktiviteti “Sofra dardane”.

Ndryshe, më 4 mars të vitit 1990, është mbajtur Kuvendit themelues i LDK-së në Përlepnicë, duke zgjedhur organet e para drejtuese e demokratike, në krye të të cilave vjen profesori i sociologjisë, Musa Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat