Ngritet aktakuzë ndaj mësuesit nga Gjilani që qethi nxënësin në klasë - Bota Sot
Ngritet aktakuzë ndaj mësuesit nga Gjilani që qethi nxënësin në klasë

Gjilani

Ngritet aktakuzë ndaj mësuesit nga Gjilani që qethi nxënësin në klasë

Më: 6 mars 2020 Në ora: 16:50
Mësuesi nga Gjilani

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj mësimdhënësit XH.E., për shkak të veprës penale ‘’Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’’.

Sipas aktakuzës, më 6 shkurt në shkollën fillore ‘’Dëshmorët e Kombit’’, në fshatin Livoq i Ulët, komuna Gjilan, XH.E., si mësimdhënës, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet zyrtare, në atë mënyrë që derisa ishte duke mbajtur orën e mësimit, fillimisht e pyet të miturin F.B., se pse nuk i kishte prerë flokët, pastaj kërkon nga ai që të merr një karrige dhe në prani të nxënësve të tjerë ia pren flokët, ku pas reagimit nga i mituri, i njëjti kishte filluar që ta fyente.

Gjithë ngjarja ishte incizuar nga një nxënës i klasës, i cili pastaj e kishte shpërndarë videon nëpër rrjetet sociale, ndërsa, prokuroria pas publikimit të kësaj video, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet lidhur me këtë çështje penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat