Kujdes, mos e injoroni këtë apel të Policisë së Gjilanit - Bota Sot
Kujdes, mos e injoroni këtë apel të Policisë së Gjilanit

Gjilani

Kujdes, mos e injoroni këtë apel të Policisë së Gjilanit

Më: 14 mars 2020 Në ora: 11:51
Spitali i Gjilanit

Policia e Kosovës dhe personeli mjekësor apelojnë se të gjitha vizitat në të gjitha repartet e spitalit të përgjithshëm rajonal ndalohen deri në një urdhër tjetër. Të gjithë ata që pengojnë punën e personelit mjekësor duke mos respektuar këtë urdhër ndaj tyre do të ndërmerren masa ligjore.

Të premtën në Drejtorin e Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Elmina Mahmuti me stafin kanë prit në takim, Ukshin Ismaili Drejtor Klinik dhe Sevdail Ahmeti – Drejtor i administratës në Spitalin e përgjithshëm në Gjilan.

Përgjegjësit e Spitalit të përgjithshëm kanë njoftuar për gjendjen e krijuar pas shpalljes së gjendjes emergjente lidhur me masat e ndërmarra preventive kundër Covid-19.

Policia e Kosovës do të mbështes Personelin e spitalit duke ofruar ndihmë personelit në sigurim.

Policia e Kosovës dhe personeli mjekësor apelojnë se të gjitha vizitat në të gjitha repartet e spitalit të përgjithshëm rajonal ndalohen deri në një urdhër tjetër. Të gjithë ata që pengojnë punën e personelit mjekësor duke mos respektuar këtë urdhër ndaj tyre do të ndërmerren masa ligjore ka njoftuar Ismet Hashani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat