Në Gjilan, nuk ka asnjë rast të dyshimtë për koronavirus - Bota Sot
Në Gjilan, nuk ka asnjë rast të dyshimtë për koronavirus

Gjilani

Në Gjilan, nuk ka asnjë rast të dyshimtë për koronavirus

Nga: Bota sot Më: 14 mars 2020 Në ora: 12:58
Pamje nga takimi

Komisioni emergjent i Gjilanit për përcjelljen e masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirus COVID-19, në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, ka konfirmuar se asnjë rast nuk është i dyshimtë në këtë komunë.

Kryesuesi i Komisionit, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka deklaruar se po vazhdojnë t’i ndërmarrin masat sipas vlerësimeve, ku janë të përfshira të gjitha instancat dhe të gjitha institucionet relevante.

“Deri tani, nuk kemi asnjë rast që paraqet shqetësim, as në QKMF dhe Spital Regjional. Jemi në koordinim shumë të mirë me të gjitha institucionet komunale dhe jemi në zbatim të plotë të të gjitha detyrave për parandalim të përpapjes së COVID19”, ka thënë Xhemaili, në konferencën për gazetarë.

Në emër të Komisionit, ai ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i furnizojë me pajisje si maska, dorëza e dezinfektues, pasi aktualisht ka mungesë.

Në këtë takim, u kërkua nga qytetarët që t’i zbatojnë të gjitha këshillat për kujdes të shtuar në higjienë dhe të mos praktikohet zgjatja e dorës.

Po ashtu, u tha se furnizimi me miell është shumë normal dhe nuk ka vend për panik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat