Haliti vizitoj stafin mjekësor në tendën për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus në Viti - Bota Sot
Haliti vizitoj stafin mjekësor në tendën për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus në Viti

Gjilani

Haliti vizitoj stafin mjekësor në tendën për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus në Viti

Më: 15 mars 2020 Në ora: 12:31
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejori Basri Aliu, kanë vizituar sot stafin mjekësor që janë të vendosur në tenden për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus pranë objektit të emergjencës në Viti.

Me këtë rast Kryetari Haliti i tha stafit mjekësor në Viti, se ata e kanë mbështetjen e fuqishme të komunës së Vitisë, duke potencuar së pa panikë do të kalojnë bashkarisht këtë situatë.

Përndryshe Komuna e Vitisë, është vendosur në karantinë më vendim të nivelit qendror pas konfirmit të prekjes me Koronavirus të qytetarëve Vitisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat