​Gjilani shpërndan ueb-aplikacionin për mësim elektronik - Bota Sot
​Gjilani shpërndan ueb-aplikacionin për mësim elektronik

Gjilani

​Gjilani shpërndan ueb-aplikacionin për mësim elektronik

Më: 16 mars 2020 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka shpërndarë ueb-aplikacionin për mësim elektronik në 17 shkolla të komunës, si fazë e parë e zbatimit të projektit.

Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, ka kërkuar nga mësimdhënësit që në afat sa më të shpejtë kohor të furnizohen me të dhëna nxënësit, në mënyrë që t’iu mundësohet mësimi nga distanca në kohën kur është ndërprerë mësimi në shkolla si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

“Duke respektuar strukturat drejtuese të IP dhe duke falënderuar secilin mësimdhënës veç e veç për gatishmërinë e treguar për të ofruar mbështetje në kohë #Covid-19, për nxënësit tanë të cilët janë objektivi ynë final i përbashkët, andaj, kërkojmë nga ju që në një afat të shpejtë kohor të furnizoni me të dhëna sistemin sipas niveleve dhe lëndëve përkatëse në mënyrë që nxënësve t’iu mundësohet marrja e informatave sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Gagica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat