Haziri viziton afaristët që ofrojnë shërbime dhe furnizime, i përgëzon për masat kundër Covid19 - Bota Sot
Haziri viziton afaristët që ofrojnë shërbime dhe furnizime, i përgëzon për masat kundër Covid19

Gjilani

Haziri viziton afaristët që ofrojnë shërbime dhe furnizime, i përgëzon për masat kundër Covid19

Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:57
Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka vizituar afaristët që ofrojnë shënime dhe furnizime, të cilët i ka përgëzuar për aplikimin e masave në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe Komunës së Gjilanit. 

Haziri, me këtë rast, ka falënderuar afaristët e Gjilanit dhe qytetarët për solidaritetin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin e shtuar për t’u mbrojtur nga Covid19. 

I pari i kësaj komune ka thënë se deri tani nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus në Gjilan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat