Haziri: Ekipi emergjent në Gjilan me staf të përgatitur për preventivë ndaj COVID19 - Bota Sot
Haziri: Ekipi emergjent në Gjilan me staf të përgatitur për preventivë ndaj COVID19

Gjilani

Haziri: Ekipi emergjent në Gjilan me staf të përgatitur për preventivë ndaj COVID19

Më: 17 mars 2020 Në ora: 18:02
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komisionin komunal për emergjenca në parandalim të koronavirusit Covid19, ka ftuar qytetarët për kujdes maksimal, por pa shkaktuar panik pasi gjendja momentale është nën kontroll dhe se në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast me këtë sëmundje.

Ai ka kërkuar nga bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë, që ta bëjnë testin dhe t’i ndihmojnë qytetarët në mbrojtjen nga COVID19.

“Hyrjet e qytetarëve nga Maqedonia Veriore, por edhe nga Serbia janë shumë të vogla në numër. Jemi të mobilizuar me mbështetjen edhe të të gjitha fshatrave të Gjilanit dhe më gjerë, është duke u menaxhuar shumë mirë deri më tani dhe lusim të gjithë bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë, që të bëjnë testin dhe të na ndihmojnë në mbrojtjen nga COVID19”, u shpreh Haziri.

Për më tepër, ai ka siguruar qytetarët se furnizimet me ushqime nuk do të mungojnë dhe se nuk ka nevojë të bëhen grumbullime të ushqimeve të tepërta.

Ai gjithashtu ka potencuar se në ekipin komunal të emergjencës ka përfaqësues të profesioneve të ndryshme dhe të përgatitura për t’u përballur me këtë virus.

“Kemi mikrobiolog, biokimista, epidemiolog dhe stafin e përgatitur në të gjitha fushat për të garantuar shëndetin e qytetarëve të Gjilanit dhe regjionit”, ka shtuar Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat