​Ismajli: Nuk ka nevojë për panik, gjendja nën kontroll - Bota Sot
​Ismajli: Nuk ka nevojë për panik, gjendja nën kontroll

Gjilani

​Ismajli: Nuk ka nevojë për panik, gjendja nën kontroll

Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:15
Gjilan

Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë të gjitha masat e parapara sipas vendimeve të qeverisë për t’u përballur me gjendjen e krijuar si pasojë e koronavirusit.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka konfirmuar se gjendja është e qetë dhe nuk ka vend për panik.

“Deri më tani nuk e kemi asnjë rast të prekur me Covid19. Masat e Komunës së Gjilanit janë të vazhdueshme, ku sot në bashkëpunim me kompanitë private është bërë dezinfektimi i rrugëve dhe trotuareve, është përfunduar tashmë dezinfektimi i të gjitha objekteve publike të Komunës së dhe atyre shëndetësore, duke përfshirë edhe institucione të tjera në nivelin lokal”, tha Ismajli.

Ai ka potencuar gjithashtu se rekomandimet e komisionit dhe vendimet e kryetarit Lutfi Haziri janë duke u respektuar në përpikëri në terren, sa i përket masave mbrojtëse dhe parandalimit të virusit Covid 19.

"Shëtitjet, takimet familjare dhe shoqërore të evitohen derisa të kalojë kjo masë me të cilën po ballafaqohet vendi ynë", ka porositur Ismajli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat