Gjilani u kërkon operatorëve ekonomikë t’i ndërmarrin masat për parandalimin e koronavirusit - Bota Sot
Gjilani u kërkon operatorëve ekonomikë t’i ndërmarrin masat për parandalimin e koronavirusit

Gjilani

Gjilani u kërkon operatorëve ekonomikë t’i ndërmarrin masat për parandalimin e koronavirusit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë dhe ndërmarrjeve publike që të ndërmarrin masat e nevojshme lidhur me situatën e krijuar për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjen nga pandemia COVID-19 në pajtim me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, bëhet thirrje për mos ngritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë, higjienik, barnave, të cilat janë ndikojnë në mirëqenien sociale të qytetarëve në këtë situatë emergjente të shëndetit publik.

Drejtoria e Inspeksionit është rregullisht në terren duke inspektuar të gjitha veprimtaritë për shitjen me pakicë të gjërave ushqimore, furrat e bukës, barnatoret, pompat e benzinës, për të mbajtur ҫmimet nën kontroll.

Drejtoria kërkon nga ndërmarrjet publike lokale dhe operatorë të tjerë që ofrojnë shërbime bazike si furnizimin me ujë, grumbullimin e mbeturinave dhe shërbime transporti të plotësojnë nevojat e qytetarëve, derisa nga qytetarët kërkohet të  mbajnë higjienë jo vetëm personale dhe në shtëpitë e tyre, por edhe të hapësirave publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat