Gjilani mbështetë Vitinë me rroba mbrojtëse kundër Covid19 - Bota Sot
Gjilani mbështetë Vitinë me rroba mbrojtëse kundër Covid19

Gjilani

Gjilani mbështetë Vitinë me rroba mbrojtëse kundër Covid19

Më: 19 mars 2020 Në ora: 17:54
Foto

Komuna e Gjilanit i ka dalë në ndihmë Komunës së Vitisë në këtë kohë kur kjo komunë është vendosur në karantinë tash e një javë, pasi disa qytetarë të saj kanë dalë pozitiv me Covid19.

Donacionin me rroba mbrojtëse ia ka dorëzuar sot kryetarit të Vitisë, Sokol Haziri, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili tha se kjo është më e pakta që mund të bëjnë.

“Është më shumë solidaritet i kryetarit Haziri me Komunën e Vitisë. Kjo është një mbështetje simbolike, por është një dëshmi se ne jemi bashkë në përballimin e situatës në parandalimin e përhapjes së Covid19. Lutemi që së shpejti situate të normalizohet”, ka deklaruar nënkryetari, Arbër Ismajli.

Me të pranuar donacionin, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se kjo është një përkrahje morale e Gjilanit, duke e falënderuar me këtë rast kreun e saj, Lutfi Haziri.

“I jam mirënjohës Komunës së Gjilanit për këtë donacion. Kemi pasur shumë nevojë, sidomos për rrobat mbrojtëse, gjithashtu edhe për dorëza e pajisje tjera. Kjo është një përkrahje morale e Gjilanit që na ka ardhur nga kryetari Haziri. Coronavirusi nuk pyet për kufij, prandaj e gjithë Anamorava jemi bërë bashkë për ta luftuar këtë sëmundje globale”, ka thënë Haliti.

“Gjilani ka qenë me neve vazhdimisht për këtë javë sa po përballemi me karantinë, prandaj shpresojmë t’ua kthejmë me të mira këtë mbështetje të madhe nga e kryetarit Lutfi Haziri, nënkryetarit dhe të tjerëve”, ka shtuar kryetari i Vitisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat