Gjilani i mobilizuar rreth Koronavirusit, kanë masa mbrojtëse të mjaftueshme - Bota Sot
Gjilani i mobilizuar rreth Koronavirusit, kanë masa mbrojtëse të mjaftueshme

Gjilani

Gjilani i mobilizuar rreth Koronavirusit, kanë masa mbrojtëse të mjaftueshme

Më: 24 mars 2020 Në ora: 15:19
Gjilan

Një ndër komunat më të prekura më virusin Korona është komuna e Gjilanit, ku numri i të prekurave nga ka arritur në 14.

E në lidhje me këtë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në  Gjilan, Nisret Hajrullahu tha se gjendja e pacientëve është stabile.

Ai tha se nuk kanë mungesë të gjërave elementare për parandalimin e kësaj pandemie.

“Në këtë Institucion nuk ka mungesë të barnave dhe gjërave të tjera për parandalimin e virusit Covid-19, përveç të disa maskave të tipit respiratorë edhe ato nuk është e domosdoshme që t’i përdorin secili”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se ditën e djeshme kanë ardhur disa mjete edhe nga Ministria e Shëndetësisë për këtë komunë.

“Ministria e Shëndetësisë ka sjellë ditës së djeshme, mirëpo Spitali i Gjilanit është furnizuar edhe nga mjetet vetanake dhe nga komuna, për momentin nuk ka mungesë”, tha ai.

Numri i të prekurve me Koronavirus në Kosovë ka arritur në 61 dhe një person ka humbur jetën.

Komunat më të prekura janë Malisheva, Gjilani dhe Vitia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat