​Masat e qeverisë për kufizim të lëvizjes po respektohen në Gjilan

Gjilani

​Masat e qeverisë për kufizim të lëvizjes po respektohen në Gjilan

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:39
Ismet Hashani

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit është duke zbatuar në përpikëri masat qeveritare për kufizimin e lëvizjes. Këto masa sipas zëdhënësit të policisë në këtë rajon, Ismet Hashani do të kenë efekt në parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid 19.

Hashani për KosovaPress apeloi të gjithë qytetarët e kësaj ane që të kufizojnë lëvizjet në këtë kohë pandemie.

Hashani: Policia në Gjilan është e mobilizuar

“Policia e Kosovës është e mobilizuar të themi dhe mirë përgatitur si në logjistik, ashtu edhe në staf. Kështu që krahas institucioneve tjera Policia e Kosovës po jep maksimumin e vet që të tejkalojmë sa më lehtë këtë kohë të rëndë që është për mbarë vendin tonë”, thotë ai.

Ai thotë se kanë vendosur shirita në të gjitha hapësirat e gjelbëruara dhe vendet ku ka frekuentim nga ana e qytetarëve.

Hashani: T’i respektojmë rekomandimet e qeverisë

“Kemi vendosur shirita në të gjitha hapësirat e gjelbëruara në parqe, apo vende ku e dina se frekuentim të qytetarëve. Është rast i mirë që të apelojmë që të mos kemi grumbullime edhe pse koha po përmirësohet dhe mund të lëvizin njerëzit. Por qëllimi i të gjithë neve është që të mos bëjmë panik, por në çdo mënyrë dhe formë t’i respektojmë rekomandimet e qeverisë me qëllim preventiv”, thotë ai.

Hashani u shpreh se janë pajisur me mjetet mbrojtëse, derisa thotë se do të vazhdojnë te kenë masa preventive.

Hashani: Këto masa kanë me pas efekt

“Besojmë shumë që këto masa kanë me pas efekt dhe do të vazhdojmë të kemi preventiv sa më të madhe”, u shpreh Hashani.

Në rajonin e Anamoravës qëndrojë sot edhe kryemini stri në detyrë, Albin Kurti, ku i premtoi mbështetje kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat