Një muaj paraburgim për të shoferin që u aksidentua me motoçiklistin në Gjilan

Gjilani

Një muaj paraburgim për të shoferin që u aksidentua me motoçiklistin në Gjilan

Më: 11 prill 2020 Në ora: 14:04
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj shoferit që u përfshi në aksidentin me fatalitet dje në këtë qytet.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit lidhur me caktimin e kësaj mase.

“Gjatë ditës së djeshme i pandehuri M.H., me automjetin e tij ‘’Opel Corsa’’, në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ka bërë një kthim të pasigurtë në rrugën dytësore, ku në atë moment motoçiklisti D. H. godet veturën e tij, i cili merr lëndime të rënda dhe nuk arrin të mbijetojë edhe përkundër faktit që iu është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Komunikata e plotë e Gjykatës Themelore në Gjilan:

Gjilan – 11.04.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit M. H.

Gjatë ditës së djeshme i pandehuri M.H., me automjetin e tij ‘’Opel Corsa’’, në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ka bërë një kthim të pasigurtë në rrugën dytësore, ku në atë moment motoçiklisti D. H. godet veturën e tij, i cili merr lëndime të rënda dhe nuk arrin të mbijetojë edhe përkundër faktit që iu është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Me këto veprime i pandehuri M. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të lihet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët e rastit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat