Lutfi Haziri tregon masat e reja në Gjilan

Gjilani

Lutfi Haziri tregon masat e reja në Gjilan

Më: 13 prill 2020 Në ora: 13:32
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot kanë vendosur masën e karantinës për shtatë familje në fshatin Lladovë, si pjesë e preventivës për të mos bartje të infeksionit. Ai ka thënë se Policia e Kosovës është me plan të ri operativ dhe do të kontrollojë hyrje daljet në mënyrë rigoroze, duke përmendur edhe dënimet që mund të shqiptohen për ata që nuk respektojnë masat.

Në një konferencë për media, kryetari i Gjilanit u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Haziri: Është vendosur masa e karantinës për shtatë familje në Lladovë

“Sot, Komiteti i Menaxhimit të Emergjencave në Gjilan ka vendosur masën e karantinës për shtatë familje Lladovë, si pjesë e preventivës për të mos bartjes së infeksionit sepse është testuar një rast me Covid-19 që ka dalur pozitiv dhe është nën mbikëqyrje në Klinikën Infektive në Prishtinë. Po ashtu edhe rasti në Gjilan është edhe lidhja e këtij rasti të Lladovës dhe Gjilanit ka të bëjë me punën e tyre të përditshme, ata janë punëtorë dhe kontratat e punës i kanë me kampin ushtarak Bondsteel, dhe natyrisht duke pasur kontakte me të infektuar të tjerë, janë ra pjesë e këtij infeksioni që përkundër simptomave të lehta nuk kanë probleme shëndetësore” tha Haziri.

Haziri tha se është vepër penale hyrja dhe dalja në zonat e karantinuara.

Haziri: Dënimet për shkelësit nisin prej 600 euro

“Unë ju paralajmëroj se dënimet mandatore për përhapjen dhe mosrespektimin e sëmundjeve ngjitëse si masë parandaluese janë prej 600 euro deri 2000 për persona fizik, ndërsa për persona juridik është deri në 8 mijë euro dënimi mandator përveç procedurës penale që iniciohet nga a na e prokurorisë me automatizëm. Dënimi me burg është deri në dy vjet për të gjithë personat që e përhapin, bartin, nuk zbatojnë masat e ndaljes, përhapjes së virusit si sëmundje ngjitëse në territorin e komunës sonë”, tha ai.

Haziri ka thënë se 21 familje janë në vetëizolim dhe nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

Ai shtoi se deri tani Gjilani ka trajtuar 21 raste me Covid-19 prej të cilëve 14 janë shëruar plotësisht.

Gjilani ka larguar nga karantinimi Zhegrën dhe fshatrat e Karadakut meqë nuk është shënuar më asnjë rast i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat