Vazhdon kufizimi i lëvzjes së lirë në Gjilan, nga ora 17:00 deri në 06:00

Gjilani

Vazhdon kufizimi i lëvzjes së lirë në Gjilan, nga ora 17:00 deri në 06:00

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:08
Foto nga takimi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në koordinim me të gjitha institucionet lokale dhe regjionale, gjatë takimit me kryetarët e Anamoravës, ka marrë vendim që të vazhdohen masat e kufizimit të lirisë së lëvizjes si prevendtivë kundër COVID-19.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se nga sot, qytetarët e Anamoravës mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në 17:00, ndërkaq kufizohet lëvizja e tyre nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka thënë se takimi i ditës së djeshme është në funksion të masave të reja krahas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për kujdes maksimal si dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të bëhet një mobilizim edhe më i madh në parandalim të COVID-19

“Njëzëri jemi të gjithë së bashku. Vendosmëri e përbashkët është që masat e parandalimit të jenë edhe më strikte. Është në pyetje jeta e qytetarëve tanë dhe për këtë kërkohet veprim shtetëror, në këtë rast bashkëpunim i mirëfillt regjional. Masat do të jenë në funksion të ruajtjes së shëndetit publik dhe për çdo ndryshim, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë kryetari Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat