Ismajli: Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian, po diskriminohen fuqishëm nga mospërfshirja në mësimin online!

Gjilani

Ismajli: Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian, po diskriminohen fuqishëm nga mospërfshirja në mësimin online!

Më: 23 prill 2020 Në ora: 19:05
Nënkryetari Ismajli

 

Të gjithë ne jemi dëshmitarë të gjendjes shumë të rëndë të komunitetit Romë, Ashkali e Egjiptian. Rrjedhimisht, kjo gjendje ua ka vështirësuar edhe mundësitë e tyre për të qenë koherent me bashkëmoshatarët shqiptarë, të cilët kanë paisje teknologjike, telefonë, kompjuter, laptop e tablet. Ky komunitet përshkak të gjendjes së vështirë ekonomike, nuk ka asnjë mundësi për t’i patur këto paisje. Rrjedhimisht, ky komunitet është diskriminuar edhe nga procesi edukativo-arsimor, organizuar nga MASHTI dhe Drejtoria e Arsimit në Gjilan.

Nënkryetari Ismajli, aktin e mospërfshirjes së tyre e ka quajtur diskriminim dhe mohim i të drejtës kushtetuese. “Edukimi përveç që është një e drejtë e patjetërsueshme dhe e garantuar për fëmijët tanë, është edhe një përgjegjësi publike për t’iu krijuar hapësirën dhe mundësinë e nevojshme për ta zhvilluar atë”- ka deklaruar Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.

Ja edhe postimi i tij i plotë:

Përshkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID19, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka mbyllur të gjitha institucionet edukativo-arsimore në vend. Si rrjedhojë e kësaj, Komuna e Gjilanit, por, edhe MASHTI, kanë krijuar mënyra që procesi mësimorë të vazhdojë përmes televizionit publik dhe shërbimit online. Kjo natyrë e mësimit ka bërë që nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të diskriminohen nga ky proces edukativo-arsimorë, dhe rrjedhimisht, t’i humbin të gjitha kontaktet e rregullta me stafin mësimorë dhe procesin që mund të zhvillohej.

Kjo po bëhet përshkak të mungesës së çasjes informative për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të këtyre komuniteteve, dhe, pamundësisë për tu integruar në mësimin e rregullt, sikurse edhe fëmijët shqiptarë. Kjo realisht, është një diskriminim i pastër që u bëhet këtij komuniteti, dhe rrjedhimisht, duhet të gjejmë forma që edhe këta fëmijë të integrohen.

Propozojë dhe ju ftojë, që të gjithë personat që kanë vullnet të mirë për të dhuruar paisje teknologjike, si, telefon, kompjuterë, tabletë dhe paisje tjera të cilat nuk i përdorin më, ose, edhe i përdorni, por, shprehni dëshirën t’i ndihmoni këtij komuniteti, luteni të kontaktoni me, z. Genc Mustafa, përmes këtij numri të telefonit: +386 43 913 913, në mënyrë të tillë që të bëhet një nismë e mbarë për t’iu krijuar kushte edhe fëmijëve të këtyre komuniteteve për integrim dhe mësim.

Edukimi përveç që është një e drejtë e patjetërsueshme dhe e garantuar për fëmijët tanë, është edhe një përgjegjësi publike për t’iu krijuar hapësirën dhe mundësinë e nevojshme për ta zhvilluar atë.

Arsimi cilësorë dhe gjithëpërfshirës, duhet të jetë i garantuar për të gjithë fëmijët e Republikës, është e drejtë kushtetuese, dhe, nuk guxojmë të anashkalojmë asnjë komunitet. Kjo bie në kundërshtim me vetë shtetin e së drejtës dhe atë ligjor. Asnjë fëmijë nuk e meriton të mbetet pa arsimim dhe edukim cilësorë. Vetë shteti duhet t’ia garantoj zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin!

#bashkeiadalim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat