Kurteshi-Emini shpreh falënderim për punën e Komitetit për menaxhimin e emergjencave kundër Covid-19

Gjilani

Kurteshi-Emini shpreh falënderim për punën e Komitetit për menaxhimin e emergjencave kundër Covid-19

Më: 1 maj 2020 Në ora: 12:21
Konferenca per media

 Kryesuesja e Kuvendit të Komunës Shpresa Kurteshi-Emini dhe shefat e grupeve politike në Kuvend, kanë zhvilluar takim të përbashkët me ekipin ndërinstitucional të kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, ku është ofruar mbështetje për vazhdim të punës për parandalimin dhe ndërmarrjen e masave për t’u përballur me Covid-19.

Kurteshi-Emini ka thënë se gjendja në ditët e fundit në Gjilan është e qetë dhe shpresuese sepse nuk ka raste të reja dhe të gjitha mostrat e marra deri më tani kanë rezultatin negative.

“Nga Komiteti për menaxhimin e emergjencave sot jemi njoftuar se edhe mostrat e marra në ditën e djeshme dhe këto ditët e fundit janë negative, sikur që edhe informimin për rastet e shëruara dhe trajtimin e rasteve të konfirmuara si pozitiv”, ka thënë ajo.

Njëkohësisht, Kurteshi-Emini ka apeluar që edhe më tutje të ketë kujdes maksimal, sepse sipas konfirmimit të nivelit qendror nga 4 maji, do të ketë lehtësim të masave dhe institucionet në Komunën e Gjilanit do t’i zbatojnë ato, mirëpo është e domosdoshme që të jemi të kujdesshëm, me mbajtje të distancës, përdorimin e mjeteve mbrojtëse etj.

“Falënderojmë Shtabin për punën që është bërë në këtë kohë pandemie nga ekipi për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e coronavirusit. Bashkë me shefat e grupeve jemi falënderues edhe për trajtimin e qytetarëve në funksion mbështetjes ekonomike dhe sociale”, ka thënë mes tjerash kryesuesja e Kuvendit.

Në takim kanë marrë pjesë shefat e grupeve të këshilltarëve, Avdyl Aliu (LDK), Riza Abdyli (PDK), Mimoza Kadriu (Nisma), Shemsedin Ramushi (AKR), Ibish Ibishi (i pavarur) dhe Emrah Ismail (KDTP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat