Komiteti Emergjent në Gjilan i lumtur që lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros - Bota Sot
Komiteti Emergjent në Gjilan i lumtur që lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros

Gjilani

Komiteti Emergjent në Gjilan i lumtur që lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros

Më: 1 maj 2020 Në ora: 12:44
Konferenca per media

Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ka shfaqur gëzimin që lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros.

Pas takimit u tha se nga 130 mostrat e marra dje nga kjo komunë, që të gjitha rezultuan negative.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pavarësisht se ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast pozitiv, qytetarët duhet të vazhdojnë të vetëpërmbahen sepse, sic tha, akoma nuk ka përfunduar lufta kundër Covid-19.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka falënderuar shtabin emergjent të Gjilanit, I cili është gjithëpërfshirës, për punën dhe angazhimin e madh kundër përhapjes së Covid-19.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, dr. Ajhane Sefiu, është shprehur e lumur që testet e fundit kanë rezultuar negativë, ndërkaq ka shtuar se kjo nuk do të thotë se jemi të lirë të veprojmë si më parë.

Ndërkohë, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili, ka thënë se duhet të vazhdojë disiplina dhe vetëpërmbajtja e qytetarëve, duke ripërsëritur slogranin ‘dimë, duam dhe ia dalim’.

Drejtori i QKMF’së në Gjilan, dr Fejzulla Berisha, tha se jemi në drejtim të mirë, duke shfaqur shpresën se do t’ia dalin bashkërisht si ekip.

Në emër të policisë ka folur majori, Alban Ramushi, derisa në emër të Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka folur Rabit Murseli, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit Corona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat