Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër tender me kontratë.
Këtë herë kontrata ka të bëjë me përgatitjen e ushqimit për pacientët dhe stafin mjekësor kujdestar.
Kontrata në fjalë është bërë për 36 muaj, dhe nuk ka kushtuar pak.
Vlera e shikuar e kontratës fillimisht ka qenë 720.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për 649.651,80 euro.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik Beni Dona Plast SH.P.K.