​Plagosje me armë në Gjilan

Gjilani

​Plagosje me armë në Gjilan

Më: 4 maj 2020 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishte sulmuar me mjete të forta dhe qëlluar me armë zjarri nga katër të dyshuar të cilët pasi e kishin kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, ku viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë hasur – gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat