​Gjilani nis aksionin për pastrimin e varrezave të qytetit

Gjilani

​Gjilani nis aksionin për pastrimin e varrezave të qytetit

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:35
Gjilan

Në Gjilan sot ka nisur aksioni për pastrimin e varrezave të qytetit, i cili do të vazhdojë deri në pastrimin e tyre të plotë.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili së bashku me kryetarin Lutfi Haziri dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame, filluan aksionin për pastrimin e varrezave të qytetit, u ka bërë thirrje qytetarëve që këtë aksion ta shndërrojnë në të ardhmen në aktivitet praktik për mirëmbajtjen e ambientit në lagjet ku ata jetojnë.

“Shëndeti publik është më i rëndësishmi, prandaj bazuar në këtë rolin kryesor në këtë e ka ambient i pastër, gjelbërimi dhe përkujdesja më e madhe”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, Naim Aliu, kryetar Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ka thënë se pastërtia e shpirtit, trupi dhe rrethit ku jetojmë është detyrë e secilit që të angazhohet në çdo kohë.

“Ne e besojmë caktimin e Zotit dhe në këtë muaj të Ramazanit, sikur çdo herë, jemi të përgatitur që të ballafaqohemi edhe me të papriturat që mund të na vijnë sikur kjo pandemi, por besimtari në asnjë mënyrë nuk e ka lënë adhurimit ndaj Zotit, kujdesit ndaj higjienës dhe në këtë fazë do të jemi të vendosur edhe në pastrimin e ambientit”, ka thënë Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat