Gjilan, klubi i lexuesve të bibliotekës emërtohet me emrin Agon Musliu

Gjilani

Gjilan, klubi i lexuesve të bibliotekës emërtohet me emrin Agon Musliu

Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:54
Agon Musliu

Agon Musliu më nuk është në mesin tonë, por duket se emri i tij do të jetoj gjatë. Duke qenë se i ndjeri ishte pasionant i madh i librit dhe dy herë i shpallur lexuesi i vitit i bibliotekës “Fan S. Noli”, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka emërtuar klubin e lexuesve “Agon Musliu”.

Këtë vendim, Haziri e ka marrë dje, në ditën e Europës.

“Në ditën e Europës, e kam emërtuar klubin e lexuesve të librit “Agon Musliu”, në bibliotekën regjionale “Fan S. Noli”, në shenjë respekti dhe nderimi për fugurën e tij. Shpirti i Agonit bën dritë. I them babait të tij, Naimit, që të mbahet i fortë”, ka thënë Haziri, për mediat vendore.

Ky vendim i të parit të Gjilanit është bërë pasi e themeloi Qendrën Kulturore Europiane, e cila do ta ketë selinë në bibliotekën “Fan S. Noli”.

Haziri ka bërë të ditur se ceremonia zyrtare do të bëhet në një kohë më të përshtatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat