Haziri: Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit

Gjilani

Haziri: Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit

Nga: A.SH Më: 10 maj 2020 Në ora: 22:30
Lutfi Haziri

Instituti i Shëndetit Pulbik ka njoftuar se 9 raste me COVID vijnë nga Komuna e Gjilanit.

Lidhur me këtë, Lutfi Haziri, ka thënë se personat e infektuar janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë.

Shkrimi në Facebook:

#Dita59. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam edhe për 9 raste të reja në Gjilan me #Covid19.

Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë.

Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontoll situaten dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën.

Fatkqeësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët.

Është domosdoshmëri që t’i shtrengojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat