70 persona të dyshuar për koronavirus në Gjilan, sonte dalin rezultatet - Bota Sot
70 persona të dyshuar për koronavirus në Gjilan, sonte dalin rezultatet

Gjilani

70 persona të dyshuar për koronavirus në Gjilan, sonte dalin rezultatet

Më: 12 maj 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Rezultatet e 70 mostrave në komunën e Gjilanit, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin e fundit pritet të dalin sonte.

Këto mostra janë marrë nga kontakti i të infektuarit në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë për lajmi.net se rezultatet e këtyre 70 mostrave pritet që të dalin sonte, pasi IKSHPK nuk kishte arritur t’i përfundonte dje.

“Jemi duke i pritur, janë diku 70 mostra që janë marrë dhe po pritet me dal rezultatet sonte. Dje nuk i ka publikuar Instituti rezultatet e Gjilanit, se nuk i ka punuar për shkak të ngarkesave, sot po presim që ato rezultate të publikohen”, ka thënë Ismajli

Ai po ashtu ka njoftuar se aktualisht në Gjilan janë 12 persona me virus dhe gjendja e tyre është e mirë.

“Gjendja e pacientëve është e mirë, momentalisht i kemi 12 total që janë pozitive në vetizolim, nuk kemi asnjë në Klinikën Infektive”, ka thënë Ismajli.

Ndërkohë, dje komuna e Gjilanit ka njoftuar se është mbyllur reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal në Gjilan deri në publikimin e rezultateve të 70 mostrave, pasi një doktor, dy infermiere dhe një tjetër punëtor janë infektuar me koronavirus.

Në këtë komunë thonë se burimi i infeksionit është një infermiere e cila punon në një klinikë private në Prishtinë, nëna e së cilës është pjesë e ekipit mjekësor në repartin e Pediatrisë së Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat