​Haradinaj në Gjilan: Gjatë viteve 2017-2020, Anamorava pati investime si asnjëherë më parë

Gjilani

​Haradinaj në Gjilan: Gjatë viteve 2017-2020, Anamorava pati investime si asnjëherë më parë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 14:24
Ramush Haradinaj

Kryetari së AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij të fundit, në Gjilani dhe Anamorava në përgjithësi kanë pasur rritje të madhe të investimeve. Ai gjithashtu foli edhe për rrugën që e AAK-së në skenën politike dhe në mbrojtje të interesave e të drejtës së Kosovës.

“Më kujtohet, disa ditë para se të vendosej taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, lajmin e kemi dhënë në Gjilan. Dua të shtoj se në Gjilan, gjatë qeverisjes së fundit Haradinaj, këtu janë rritë investimet, janë zgjidhur problem pronësore dhe kërkesa të tjera që i ka paraqitur Komuna dhe asnjëherë më herët nuk ka pasur më shumë inverstimë në Gilan dhe Anamoravë”, ka thënë Haradinaj, në Gjilan në 20-vjetorin e themelimit të Degës së AAK-së. Haradinaj tha se AAK Degën e parë e kishte themeluar pikërisht në Gjilan.

“Aleanca i ka mbushë 20 vjet në Gjilan, kjo është dega e parë e themeluar në nivel vendi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, gjithashtu ka numëruar disa të mira që i kanë ardhur vendit gjatë dy mandateve të qeverisjes së tij, atë në vitin 2004 dhe qeverisjen e fundit, në vitin 2017.

“Unë gjatë këtyre 20 vjetëve, kam udhëhequr dy herë qeverinë e vendit dhe në bazë të votës së qytetarëve të Gjilanit, në vitin 2004, për 100 ditë qeverisje sa kam qenë kryetar qeverie, i kemi sjellë Kosovës dhe Gjilanit disa të arritura. Standardet për statusin kanë qenë më rëndësi pas trazirave të marsit të vitit 2004, të cilat kanë hapë rrugë për pararësimin e vendit. Ministria e Drejtësisë si kompetencë e parë e marrë nga OKB në atë kohë dhe po ashtu është departamenti për kategoritë e lirisë dhe ligji për familjet e dëshmorëve.”, ka potenduar kryetari i AAK-së.

Tutje, Haradinaj ka numëruar disa prej arritjeve të tij gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës.

“Kemi pas nderin me udhëheqë qeverinë edhe në vitin 2017-2020. Është rikthy prodhimi i energjisë në vend, njëkohësisht pavarësimin energjetik të Kosovës dhe po ashtu e kemi ndalë një process të dialogut të gabuar që ka mundur ta rrezikojë ndarjen e Kosovës. Kemi mbërri ta bëjmë Kosovën me ushtrinë e vet, sipas ligjeve të votuara në Kuvend,me ushtrinë që na ka njoftë Amerika, por edhe vendet e tjera të NATO-s. Është edhe përmbyllja e pronësisë së“Trepcës” e deri te taksa.”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Këto deklarime, Haradinaj i bëri në një konferencë për media në Degën e AAK-së në Gjilan, në 20-vjetorin e themelimit të saj. Ai në fund falënderoi të gjitha gratë̈ dhe burrat që i kanë dhënë ide, energji e fuqi AAK-së, që nga fillimet e saj e deri më sot .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat