Shtatorja e heroit Abdullah Tahiri do të vendoset në Gjilan, më 24 maj

Gjilani

Shtatorja e heroit Abdullah Tahiri do të vendoset në Gjilan, më 24 maj

Më: 19 maj 2020 Në ora: 17:10
Shtatorja e heroit Abdullah Tahiri do të vendoset në Gjilan

Heroi i kombit Abdullah Tahiri, në nderim të 21 vjetorit të rënies së tij do të vendoset shtatorja e tij në Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Pishtinë, Adonis Tahiri.

Ai tha se shtatorja e heroit do të qëndrojë përballë kazermës së Ushtrisë në Gjilan.

“21 vjet pas rënies, shtatorja jote është gati. Do të vendoset e do të qëndrojë përballë kazermës së Ushtrisë sonë në Gjilan.

Me flamur n’dorë e me shikim kah ushtarët, do t’na bësh dritë e do t’na mbushësh jetë – përherë”, tha ai.

Ndryshe, Abdullah Tahiri u lind më 2 shtator 1956 në Malishevë të Gjilanit. Ai ishte njëri nga organizatorët e demonstrative të pranverës 1981, ku më 11 mars 1981, ishte ai që përmbysi tabakun e ushqimit në mensën e studentëve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat