Caritasi zviceran ndihmoi me fidane te dredhzës dhe bimë mjekuese si dhe sistem të ujitjes 13 fermerë vitias

Gjilani

Caritasi zviceran ndihmoi me fidane te dredhzës dhe bimë mjekuese si dhe sistem të ujitjes 13 fermerë vitias

Më: 19 maj 2020 Në ora: 17:35
Caritasi zviceran ndihmoi 13 fermerë vitias

13 fermer të komunës së Vitisë, janë përfitues të bimëve mjekuese, përkatësisht fidane të dredhëzës, në kuadër të projektit të përbashkët të Caritasi zviceranit dhe komunës së Vitisë.

Fermerëve përfitues, përmes një solemniteti i janë shpërndarë sistemi i ujitjes si rezervuar për ujitje, pastaj rrethoja me shtylla betoni, plehëra artificial, etj.

Në ceremoninë e ndarjes, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se Institucionet komunale në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuara që të ndihmojnë sektorin e bujqësisë në forma të ndryshme, në bashkëpunim me organizatat dhe shoqatat tjera.

Ai me këtë rast ka falënderuar edhe Caritasin zviceran për gjithë bashkëpunimin që kanë pasur me komunën e Vitisë, ndërkaq ka premtuar se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, të përkrahin këtë sektor shumë të rëndësishëm, me donacione për bujqit dhe fermerët vitias.

Armonda Jahja, koordinatore e ketij projekti, ka shpreh falenderim për bashkëpunim të ndërsjelltë me komunën e Vitisë, posaqërisht me kryetarin Haliti.

Ajo është shprehur se me këtë donacion, është synuar që të mbështeten fermerët në mënyrë që të gjenerojn të ardhura nga prodhimet e tyre. Ndryshe, ky donacion, ka ardhur në vazhdën e bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta mes komunës së Vitisë dhe Caritasit zviceran, në kuadër të marrveshjes për implementim të projekteve gjatë vitit 2019/2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat