Shpërndahen edhe 15 tabletë për nxënësit me nevoja të veçanta “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”

Gjilani

Shpërndahen edhe 15 tabletë për nxënësit me nevoja të veçanta “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”

Më: 20 maj 2020 Në ora: 16:18
Shpërndahen edhe 15 tabletë për nxënësit me nevoja të veçanta “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë sot 5 tabletë për nxënësit me nevoja të veçanta të shkollave fillore, “Abaz Ajeti” dhe “Nazmi Hoxha”, të cilët janë donacion i Lazim Destanit dhe kompanisë Ekolog.

“Pajisja me tabletë në kohë pandemie është shumë e rëndësishme për këta nxënës në mënyrë që edhe kjo kategori e nxënësve ta përcjellë mësimin online. Bashkë me kryetarin e Komunës z. Haziri jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta përfshirë edhe pjesën tjetër të nxënësve në mënyrë që të kenë mundësi për t’u përgatitur për testin e arritshmërië dhe testin e maturës”, ka thënë drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.

Një fjalë falënderimi për mbështetjen e pati edhe drejtori i shkollës fillore “Abaz Ajeti”, Arsim Bejtullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat