Haziri: Nga 80 testet e kryera sot në Gjilan, asnjë i infektuar me COVID-19 - Bota Sot
Haziri: Nga 80 testet e kryera sot në Gjilan, asnjë i infektuar me COVID-19

Gjilani

Haziri: Nga 80 testet e kryera sot në Gjilan, asnjë i infektuar me COVID-19

Më: 20 maj 2020 Në ora: 22:09
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se nga 80 testet e fundit për COVID-19 që janë bërë në Gjilan, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit.

Haziri tha se 32 qytetarë janë në vetizolim, por në menaxhim dhe kontroll nga organet shëndetësore dhe emergjencat civile.

Teksa e cilësoi si lajm shumë të mirë për Gjilanin, Haziri shtoi se që të vazhdojnë të zbatohen vendimet e institucioneve të Republikës.

“Dil vetëm për shërbime, por duke i përdorë masat preventive, maskat, dorezat e duke e mbajtur distancën sociale.Sot, po ashtu, ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për Gjilanin. I kemi shpërndarë 330 pako për familjet që persona me nevoja të veçanta, 50 tabletë për fëmijët e kësaj kategorie për mësim online, 250 dhurata të tjera, për të kulmuar me donacionin prej 13 shtretër hidraulik dhe tri banjo për këtë kategori. Faleminderit pafund Rotary Club Gjilani, Flamur Bunjaku, Lazim Destani, Rasim Merlaku, UNICEF Kosova, Handikos dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për shpirtin solidar!”, tha Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat