I infektuar me Covid-19, gjilanasi del nga vetizolimi dhe rrezikon të tjerët - Bota Sot
I infektuar me Covid-19, gjilanasi del nga vetizolimi dhe rrezikon të tjerët

Gjilani

I infektuar me Covid-19, gjilanasi del nga vetizolimi dhe rrezikon të tjerët

Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:24
Ilustrim

Ani pse kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe i ishte caktuar masa e vetizolimit, gjilanasi nuk e ka respektuar këtë gjë, shkruan Literal Media.

Policia njofton se e ka identifikuar të dyshuarin po që nuk dihen masat ndëshkimore që i ka dhënë.

“Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili  nuk  iu  është përmbajtur udhëzimeve të IKSHP-së për vetë izolim, ku i njëjti ka rezultuar pozitiv në test” thuhet në raportin e PK-së.

Raporti i plotë:

Gjilan 27.05.2020-15:500.      

Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk iu  është përmbajtur udhëzimeve të IKSHP-së për vetë izolim, ku  i njëjti   ka rezultuar  pozitiv  në test. Pas verifikimit nga njësiti policor me datë  27.05.2020, është  vërtetuar  se  i njëjti  nuk ka respektuar  udhëzimet për vetë izolim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat