Sot rihapen çerdhet publike në Gjilan - Bota Sot
Sot rihapen çerdhet publike në Gjilan

Gjilani

Sot rihapen çerdhet publike në Gjilan

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 07:40
Ilustrim

Bazuar në rekomandimet e Qeverisë dhe MASHT-it për hapjen e çerdheve, Komuna e Gjilanit ka bërë gjitha përgatitjet për rihapjen e çerdheve publike, nga dita e sotme.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka njoftuar se për t’u siguruar rreth përgatitjeve për rihapjen e çerdheve, kanë kërkuar vlerësim profesional higjienik e sanitar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe inspektori sanitar në nivel regjional.

“Pas vizitave në terren nga QRSHP dhe inspektori sanitar, të njëjtit rekomandojnë se çerdhet e komunës sonë kanë përmbushur të gjitha rekomandimet e dala nga udhëzuesi i MASHT-it dhe janë të gatshme të mirëpresin fëmijët që nga sot”, ka thënë Gagica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat