Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjilanit, Shefqet Mustafa – Haziri ngushëllon familjen

Gjilani

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjilanit, Shefqet Mustafa – Haziri ngushëllon familjen

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 12:57
Lutfi Haziri

Ish-kryetari i Gjilanit, Shefqet Mustafa, është ndarë nga jeta.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen.

“E nderuara familje Mustafa,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nëkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa.

Ai do të mbahet në mend si njëri nga njerëzit më të respektuar të Gjilanit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha për të mirën e përgjithshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Lutfi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat