​Haziri publikon pakon me masat e reja kundër Covid-19 - Bota Sot
​Haziri publikon pakon me masat e reja kundër Covid-19

Gjilani

​Haziri publikon pakon me masat e reja kundër Covid-19

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 15:32
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit që ka mbajtur në Shtabin për menaxhimin dhe parandalimin e virusit Covid-19, ka paraqitur masat të cilat janë ndërmarrë sot me qëllim të efikasitetit edhe më të madh në kontrollin e situatës.

Ai ka bërë të ditur masat e reja për Komunën e Gjilanit në mënyrë që të krijohet një mbrojtje të shëndetit publik.

1. Urdhërohen kontrollet e vazhdueshme të gastronomeve (kafiteritë dhe restoranteve), Qendrave Tregtare dhe Marketeve mbi respektimin e masave mbrojtëse gjatë orarit të punës për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19;

2. Hapësirat e kafiterive dhe restoranteve duhet të pajisen me dezinfektues brenda hapësirave të biznesit, të krijohet distanca nga tavolina në tavolinë prej së paku 1.5m. Po ashtu të parandalohet grumbullimi apo mbipopullim i hapësirave shërbyese brenda lokaleve gastronome. Lejohet qëndrimi i klientëve sipas numrit të tavolinave, respektivisht numri i karrigeve;

3. Personeli shërbyes apo stafi të cilët kanë kontakt të afërt me klientët brenda hapësirave të biznesit, urdhërohet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Kjo pikë e rekomandimit vlen për të gjitha bizneset e gastronomisë dhe bizneset e tjera shërbyese;

4. Qendrat Tregtare dhe marketet duhet të sigurohen që sipas vendimit të nxjerrë nga Qendra Operative Emergjente me numër 01/Nr.003, më datën 08.04.2020, të respektohen masat mbi dorëzimin dhe pranimin e shërbimeve brenda hapësirave të lokaleve tregtare;

5. Qendrat Tregtare kafiteritë dhe restorantet përmes audio mesazheve duhet të paralajmërojnë klientët e tyre në çdo 60 minuta për rregullat e mbrojtjes nga virusi (maska, distanca dhe mospranimi i shërbimeve pa masa mbrojtëse);

6. KBI - Gjilan dhe të gjithat bashkësitë fetare, duhet të apelojnë për masat kundër virusit, gjatë grumbullimit masiv të xhematit në falje të namazit në xhami, dhe liturgjive ne kisha, në ceremoni varrimi dhe ceremoni tjera fetare;

7. Ndalohet organizimi i ahengjeve, festave ku bëhet grumbullimi masiv i njerëzve si dhe muzika live apo përmes DJ.

Ndryshe, në Komunën e Gjilanit janë 25 të infektuar aktivë, në 12 burime të infeksionit, praktikisht në 12 shtëpi. Deri më tani, Gjilani ka 98 raste në total që kanë rezultuar pozitivë në gjithë fazën e përballjes me pandeminë, 71 të shëruar plotësisht, derisa fatkeqësisht dy kanë vdekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat