Haziri shpërthen në lot pasi i dorëzoi mirënjohjen babait të Agon Musliut

Gjilani

Haziri shpërthen në lot pasi i dorëzoi mirënjohjen babait të Agon Musliut

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka shpërthyer në lot të premten pasi ia dorëzoi mirënjohjen post mortum babait të Agon Musliut, Naimit, si Personalitet i Vitit 2019-2020.

Haziri fshinte lotët vazhdimisht, derisa fliste plot emocione babai I Agonit, Naimi, i cili ka vazhdruar me kritikat e mëdha në adresë të ish – kryeministrit, Albin Kurti dhe ish ministrave, Arben Vitia e Xhelal Svecla, të cilët i bëri përgjegjës për vdekjen tragjike të djalit të tij.

Para se të adresonte akuzat, ai pati edhe urime.

“I uroj të gjallët që janë nderuar me mirënjohje. Ishalla ata i gëzojnë, por edhe të vdekurit duhet t’i nderojmë”, ka thënë Naim Musliu, për të vazhduar akuzat.

Albin Kurti e ka plot gojën Kosovë, e punon për Serbi. Më falë kryetar, por kam Kritika edhe për Komisionin e Kuvendit që nuk i thërret këta faqezinj (Albin Kurtin dhe Xhelal Seveclën). Po të kisha mundësi, do t’I kisha ndjekur me gjyq jashtë vendit, deri në pikën e fundit. Këta dy nuk e thanë asnjë fjalë për djalin tim…”, ka thënë Musliu.

“Ky njeri (Albin Kurti) po e qet rininë në rrugë dhe po i mashtron për poena politikë”, ka shtuar ai.

Në këtë ngjajre, zbardhjen e rastit të vdekjes tragjike të Agon Musliut e ka kërkuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Për më shumë, ndiqeni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat