​Haziri apelon qytetarët t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së Covid-19 - Bota Sot
​Haziri apelon qytetarët t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së Covid-19

Gjilani

​Haziri apelon qytetarët t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së Covid-19

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 17:32
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pas takimi që ka mbajtur sot me Komitetin emergjent për parandalim të virusit Covid-19, ka ngritur në shkallën e dytë gjendjen e gatishmërisë dhe intervenimit të emergjencave, për shkak të rritjes së rasteve pozitive ku vetëm me datën 21 qershor janë konfirmuar 20 raste të reja.

Kryetari në paraqitjen para mediave ka thënë se burimi i infeksionit është kryesisht nga shtetet kufitare me Gjilanin.

“Dje ishte e diela e zezë, ku kemi marrë rezultatet e 20 personave të cilët kanë dalë pozitivë nga testimi me Covid-19, prej mostrave të marra me 18 qershor. Infektimi është përmes kontaktit me persona që paraprakisht kanë dalë pozitivë dhe gjithashtu kemi identifikuar edhe kontaktet e tyre të fundit. Rezultatet e mostrave të marra me datën 19 dhe 20 qershor pritet të merren ditën e sotme, eventualisht nesër. Bëhet fjalë edhe për 111 mostra të marra, që pasqyrojnë kontaktet e të infektuarve të fundit në Komunën e Gjilanit”, tha Haziri.

“Rikthimi u virusit në Gjilan ka ardhur nga kontakti i një qytetari që ka pasur kontakt me motrën e tij në Bujanoc. Kontakti i dytë është i punëtorit të shtetit që është infektuar në vendkalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, nga kolegu i tij polic dhe burimi është Kumanova. Burimi i tretë i infeksionit janë kontaktet e qytetarëve tonë që punojnë në Prishtinë, nga një bankë komerciale, nga një kompani private dhe kontaktet tjera janë nga institucionet publike”, ka shtuar ai.

Haziri ka apeluar që mundësia e vetme e parandalimit të virusit Covid-19 është përdorimi i masave mbrojtëse, maskave, dorezave, mbajtje të distancës në të gjitha institucionet publike, sektorin e biznesit, institucionet shërbyese qofshin ato publike apo private dhe përkushtimi më i madh në higjienë.

Nëse ka rritje të numrit edhe më tutje, kryetari Haziri ka thënë se rrezikojnë të fusin në karantinë fshatrat, lagjet, vendbanimet apo edhe qytetin në përgjithësi si masë mbrojtëse.

Deri më tani në Komunën e Gjilanit janë bërë 1314 teste të realizuara për 101 ditë, që kanë rezultuar 139 raste pozitive, prej tyre 71 janë shëruar, 66 raste janë aktive, prej tyre 65 janë në vetizolim dhe një rast është në Klinikën infektive në Prishtinë. Për këtë periudhë kohore janë dy raste të vdekjeve me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat