​Përkujtohet dëshmori Nezir Shurdhani në 21-vjetorin e rënies - Bota Sot
​Përkujtohet dëshmori Nezir Shurdhani në 21-vjetorin e rënies

Gjilani

​Përkujtohet dëshmori Nezir Shurdhani në 21-vjetorin e rënies

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 18:33
Lutfi Haziri së bashku me familjen e dëshmorit Nezir Shurdhani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me familjen e dëshmorit Nezir Shurdhani, në 21-vjetorin e vrasjes, kanë bërë sot homazhe te vendi i rënies, në fabrikën e Çelikut.

Haziri tha se rënia e dëshmorit Nezir Shurdhani ka qenë e dhimbshme një javë pas hyrjes së UÇK-së dhe forcave të NATO-s.

“22 qershori 1999 shënon vetëm ditët e para të lirisë në qytetin tonë dhe 21 vjet më parë u ndal njëri nga bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe patriotët në këtë anë, për të mos e gëzuar këtë liri. Kjo ndalje ka qenë e dhimbshme. Vetëm një javë pas hyrjes së forcave të UÇK-së dhe 11 ditë pas hyrje së forcave të NATO-s në Gjilan, kjo përballje e fundit me falangat e okupatorit dhe paramilitarët, plagosën tre qytetarë dhe e vranë Nezirin. Familja Shurdhani do të mbetet gjithmonë e nderuar, sepse e ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit”, ka thënë Haziri.

Në emër të familjes ka folur vëllai i dëshmorit Nezir Shurdhani, Fatmiri, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për nderimin që ua ka bërë sot dhe të gjithë dëshmorëve në përgjithësi.

“Për neve 21 qershori ka qenë ditë e gëzueshme sepse vëllai ynë, Neziri, në këtë datë ka ardhur në punë duke iu ka gëzuar lirisë dhe në mbrojtje të institucioneve publike. Por, ai gëzim ka qenë shumë i shkurtër sepse në ora 02:20 minuta të natës, janë sulmuar nga paramilitarët serbë rojet e ndërmarrjes Çeliku, janë plagosur tre prej tyre, ndërsa vëllai në tërheqje e sipër të shokut të tij, mbeti i vrarë”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat