Edhe 67 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Gjilani

Edhe 67 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 10:10

Në Gjilan janë edhe 67 raste aktive me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

 

Po ashtu, nga kjo komunë kanë ndërruar jetë tre persona me COVID-19.


Postimi i plotë:

#Dita105. Sonte nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19 në Gjilan. Po shpresoj që edhe nesër e tutje të mos kemi, por kjo vlenë vetëm nëse kujdesemi ne bashkë. Gjendja momentale në Gjilan është kjo: 154 raste janë në total brenda tre muajve, 84 të shërar, 67 raste aktive dhe 3 pacientë kanë ndërruar jetë.

Apelojmë që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat