Tre raste tjera me COVID-19 në Gjilan, Haziri apelon për kujdes

Gjilani

Tre raste tjera me COVID-19 në Gjilan, Haziri apelon për kujdes

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 23:26
Lutfi Haziri

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar tre raste të reja me COVID-19 në Komunën e Gjilanit.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka apeluar që qytetarët t’i përshaten masave mbrojtëse dhe të kujdesen për vetën dhe familjet e tyre.

‘#Dita106. IKSHP sapo njoftoi për 3 raste të reja pozitive me #Covid19, por bëhet fjalë për ritestime të rasteve aktive të para një jave, të cilat janë në monitorim të plotë të Komitetit Emergjent të Gjilanit për parandalimin e përhapjes së #Covid19. Apeloj që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ndërkohë, sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, Naser Ramadani vizituan Komunën e Gjilanit e cila është ndër komunat më të prekura me COVID-19 në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat