Drejtori i Shërbimeve Publike të Gjilanit jep lajmin e mirë, shërohet nga Covid-19

Gjilani

Drejtori i Shërbimeve Publike të Gjilanit jep lajmin e mirë, shërohet nga Covid-19

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 12:37
Naser Korça

Drejtori i Shërbimeve Publike të Gjilanit, Naser Korça është shëruar nga koronavirusi.

Ai tha se mbrëmë pas mesnate, ka marrë mesazh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku iu është dhënë lajmi që është shëruar nga Covid-19.

Njoftimi i plotë i Naser Korçës:

Rreth orës 00.03 mora mesazhin e shumë pritur nga IKSHP në të cilin shkruhet:
Mirëmbrëma Naser, jeni të shëruar dhe mund të dilni. Dr. Buqe
Faleminderit shum Dr. Buqe për këtë lajmë shumë të mirë për mua dhe familjen time.
Faleminderit të gjithë atyre që më qendruan pranë këto ditë të karantinës, si me mesazhe dhe me telefonata, ja u kthevsha në gëzime dhe festa në familjet e juaja.
Vazhdojmë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat