Ismajli: 63-vjeçari i ndjerë nga Gjilani, pos coronavirusit nuk kishte sëmundje të rënda

Gjilani

Ismajli: 63-vjeçari i ndjerë nga Gjilani, pos coronavirusit nuk kishte sëmundje të rënda

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 00:57
Arbër Ismajli

Në Komunën e Gjilanit sot është regjistruar një vdekje që ishte i prekur nga coronavirus dhe 12 raste të reja të infektimeve me COVID-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli thotë se i ndjeri nuk ka pasur sëmundje tjera shoqëruese pos disa shqetësimeve me sëmundjen e sheqerit.

“Në bazë të informacioneve që kam marrë nga familja e të ndjerit dhe ekipeve shëndetësor, i ndjeri nuk ka pasur sëmundje tjera më të rënda por shqetësimeve me sëmundjen e sheqerit. Gjendja e tij është përkeqësuar ditëve të fundit dhe si pasoj e këtij përkeqësimi ai sot ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ismajli thotë se nga 12 infektimet e reja, 8 janë raste kontakti ndërsa për katër të tjerë nuk dihet burimi i infeksionit.

“Sot kemi edhe 16 të shëruar nga Komuna e Gjilanit dhe në mesin e tyre është edhe një zyrtarë komunal”.

Nënkryetari i Gjilanit thotë se nga kjo komunë rezulton i infektuar vetëm një mjek  e që për fat të mirë ka qenë në pushim vjetorë.

“Nga fillimi i pandemisë Gjilani ka 182 të infektuar, 129 prej tyre tashmë janë shëruar 49 raste aktive dhe katër të vdekur”, deklaroi më tej Arbër Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat