Haziri: Jemi në pritje të rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19

Gjilani

Haziri: Jemi në pritje të rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 17:13
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar se në komunën e Gjilanit janë bërë 100 mostra për Covid-19 dhe janë në pritje të rezultateve.

Ai ka thënë se Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre.

‘’Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i keemi 2 qytetarë që po luftojnë COVID19’’, shkruan Haziri, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

#Dita119. Gjilani është në pritje të rezultatet e 100 mostrave për COVID19. Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre.

Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i keemi 2 qytetarë që po luftojnë COVID19.

Apeloj për kujdes e distancë sociale. Bashkë e fitojmë këtë lufte më të panjohurën. Kujdesu pak për veten dhe familjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat